Alarmante, 12 gra e 16 fëmijë nga Kosova jetojnë në dy kampe të prekura nga kolera në Siri

0

Në një listë të Qeverisë së Kosovës që ka siguruar Insajderi, 16 fëmijë kosovarë gjendën vetëm në kampet Roj dhe Al-Nisa. Kë këto kampe gjenden edhe 12 gra. Disa prej fëmijëve kanë lindur atje. Përveç gjendjes së luftës, kosovarët që janë duke qëndruar atje janë duke u përballur me sëmundjen e kolerës.
Afër 30 kosovarë janë duke qëndruar akoma në kampet Roj dhe Al-nisa në Siri. Ata po jetojnë në gjendje të rëndë.

Qeveria e Kosovës ka refuzuar të flas lidhur me situatën e kosovarëve në Siri. Zyra e Kryeministrit i është thënë Insajderit se përgjigje duhet të merret nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pavarësisht pritjes disa muaj MPB nuk ka pranuar të flasë.

Policia e Kosovës ka të dhëna për përfshirjen e 418 kosovarëve në luftën e Sirisë dhe Irakut. Në mesin e tyre janë 49 gra dhe 117 fëmijë. Disa prej tyre kanë lindur atje.

Nga 117 fëmijë që kanë qenë në Siri vetëm 3 prej tyre janë kthyer në Kosovë, ndërsa nga 49 gra vetëm 6 prej tyre janë kthyer. Nga 252 meshkuj që kanë qenë pjesë e luftës në Siri janë kthyer 119 persona, ndërsa 75 të tjerë besohet se janë vrarë.

Policia e Kosovës ka thënë për Insajderin se shifrat për numrin e kosovarëve që janë në Siri mund të ndryshojë për shkak të zonës së konfliktit.

(Statistikat e Policisë së Kosovës për kosovarët që i janë bashkuar luftës në Siri dhe Irak)
Sëmundjet e përhapura në kampe po rrezikojnë jetën e kosovarëve

Në një listë të Qeverisë së Kosovës që ka siguruar Insajderi, 16 fëmijë kosovarë gjendën vetëm në kampet Roj dhe Al-Nisa. Kë këto kampe gjenden edhe 12 gra.

Disa prej fëmijëve kanë lindur atje, ndërsa disa të tjerë kanë shkuar nga Prishtina, Peja dhe Gjilani. Ka kosovarë të cilët luftës në Siri i janë bashkuar edhe nga Gjermania dhe Turqia.

Përveç gjendjes së luftës, kosovarët që janë duke qëndruar atje janë duke u përballur me një epidemi të rrezikshme.

Sipas raportimeve të medieve të huaja këto dy kampe janë duke u përballur me sëmundjen e kolerës.

Kryqi i Kuq i Kosovës nuk ka asnjë të dhënë për situatën e kosovarëve në Siri.

“Kryqi i Kuq i Kosovës nuk ka informata në lidhje me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e kësaj organizate humanitare për Insajderin.

Në korrik të këtij viti ‘WRAL TV’ kishte raportuar se rreth 1 mijë e 400 persona të huaj janë duke qëndruar në kampin Roj në Siri. Sipas kësaj medie në këtë kamp janë duke qëndruar persona më shumë se nga 40 vende përfshirë Turqinë, Tunizinë, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ishte cituar njëri nga mbikëqyrësit e këtij kampi Rasheed Omar.

Shqetësimi më i madh raportohej të kenë qenë fëmijët të cilët shumë prej tyre janë të vegjël dhe nuk kanë vendosur t’i bashkohen luftës.

Në kampin Roj jetojnë më shumë se 900 fëmijë, shumë prej të cilëve kanë probleme shëndetësore.

Në raportet e publikuar online, UNHCR dhe agjencitë nga OKB-të thuhej se janë duke punuar me organizatat jo qeveritare lokale, për shpërndarjen e tendave dhe dyshekëve ku shumica e banuesve janë pa qëndrim adekuat dhe objekte sanitare.

Një numër i madh i banorëve të këtyre kampeve vuajnë nga sëmundjet e lëkurës dhe probleme të tjera shëndetësore pas ekspozimit të zgjatur ndaj nxehtësisë dhe pluhurit në udhëtim, ndërsa kërkohej urgjentisht trajtimi për kushtet kronike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Organizata jo qeveritare “Reach Informing More Effective Humanitarin Action”, në gusht të këtij viti kishte publikuar statistika rreth kampit Roj. Aty theksohej se në këtë kampi janë duke qëndruar 1 mijë e 612 persona, ku prej tyre ishin rreth 484 familje.

Sipas kësaj organizate 19% gra dhe 11% meshkuj janë të moshës 60-vjeçare. Nga mosha 18 deri 59-vjeç janë 16% gra, kurse 5 % meshkuj. Ndërkaq fëmijë prej moshës 6 deri në moshën 17-vjeç janë 13% gra dhe 5 %meshkuj.

Përqindje e lartë është e fëmijëve prej 0 deri në 7 vjeç. 16 % janë vajza ndërsa 15 % janë djem, theksohej në këtë raport.

Më poshtë gjendet lista kosovarëve që gjenden në kampin ‘Roj’ dhe ‘Al-Nisa’

Vajzë: H. Ramadani – 09.07.2016 – Raqa, Siri

Vajzë: M. Ramadani – 07.11.2017 – Hagjin, Siri

Mashkull: O. Tahiri, 02.08.2016, Siria

Mashkull: E. Krasniqi, 19.08.2012 Prishtinë

Mashkull: L.Lutfiu, 29.07.2014, Prishtinë

Vajzë: S. Lutfiu, 31.08.2015, Siria

Vajzë: R. Lutfiu, 15.06.2017, Siria

Mashkull: Sh. Qazimi, 07.07.2014, Pejë.

Mashkull: – E.Hasani, 27.10.2010 Pejë

Vajzë: S. Hasani, 13.11.2013 – Pejë

Vajzë: L.Demolli, 09.05.2008, Prishtine

Vajzë: E.Demolli, 26.08.2009, Prishtine

Mashkull: H. Demolli, 30.08.2011 Prishtine.

Mashkull: A. Demolli 13.04.2013, Prishtine.

Mashkull: A. Misini 11.07.2017, Siri

Vajzë: E. Qukovici, 22.09.2014 Turqia

Lista e grave

M.Tahiri 05.12.1993 – Mitrovicë.

G.Lutolli, 1991 – Prishtine.

F.Lutfiu, 25.06.1972 Hogosht, Kamenicë.

Abazi, 01.05.1968, Bresalc/ Gjilan

R.Qazimi, 01.01.1978, Gjilan

Berisha, 22.02.1986 Pejë

E.Berisha, 16.06.1989 – Prishtine

Aliu 22.01.1989, Gjilan

Sh. Tafaj, 14.04.1968, Prizren

A.Abazi, 19.05.1987 Gjilan

J.Lutfiu, 19.04.1996 – Gjermani

Qukovci – nuk dihen