Prizren, arrestohet një person për vjedhje të një shume të madhe parash

0

Rreth orës 09:30 sot në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të parave në vlerë të njëmbëdhjetë mijë e tetëqind (11800) eurove.

Personi me iniciale R.S dyshohet se është përfshirë në këtë vjedhje me datën 5 nëntor të këtij viti në Suharekë, njofton Klan Kosova.

Ai është arrestuar nën akuzën për veprën penale “vjedhje e rendë” pas një hetimi të bërë nga policia.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.