Maska natyrale që zhduk rrudhat e fytyrës dhe qafës

0

Me kalimin e viteve një nga problemet që shfaqet me moshën janë edhe rrudhat, të cilat sa më shumë kohë kalon, aq më shumë bëhen evidente. Por e rëndësishme është t’i trajtojmë në kohë.
Nëse fillojmë t’i trajtojmë herët rrudhat, do ta kemi më të lehtë për t’i zhdukur. Çelësi i zhdukjes së tyre nuk gjendet tek produktet jashtëzakonisht të shtrenjta që kompanitë farmaceutike reklamojnë lart e poshtë për të rritur të ardhurat e tyre, por, tek përbërësit bio.
Maska që do të iu tregojmë ka rezultuar mjaft efektive dhe mund ta përgatisni në kushte shtëpie.

Përbërësit:
1/2 lugë çaj sheqer pluhur
1 lugë çaj mjaltë
1/2 lugë çaj pluhur kanelle

Përgatitja:
Në një pjatë, shtoni dhe përzieni së bashku përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë e trashë. Në vazhdim, përhapeni në fytyrë dhe qafë duke e lënë të veprojë për rreth 20 minuta. Në fund, lahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni 1-2 herë javë.