Ja si mund ta ndaloni rënien e flokëve

0

Mund të jeni lodhur nga trajtimet mjekësore dhe kozmetike që mund të keni përdorur, e të cilat nuk ju kanë dhënë efekt.

Nuk duhet t’i humbisni shpresat sepse ka mënyra natyrale të cilat trajtojnë humbjen e flokëve.

Xhenxhefili është një produkt natyral i cili përdoret gjërësisht për shëndetin dhe bukurinë. I pasur me vitamina, minerale, antioksidantë dhe aminoacide, ai është ideal edhe për trajtimin e humbjes së flokëve.

Përbërësit: 1 lugë gjelle xhexhefil pluhur një lugë gjelle vaj jojoba (ose vaj ulliri)

Përgatitja: Shtoni në një filxhan xhenxhefilin dhe vajin e jojobës. Në mungesë të këtij të fundit mund të përdorni edhe vaj ulliri. Aplikojeni maskën e përgatitur në flokë të lagur dhe masazhojeni kokën për rreth 15 minuta, në mënyrë që të stimuloni edhe qarkullimin e gjakut. Do të ndjeni një ngrohtësi në kokën tuaj, çfarë nënkupton se xhexhefili po jep efektin e duhur, shkruan Shije. Prisni edhe 5 minuta të tjera para se të lani flokët tuaj. Kujdesuni që uji të mos jetë shumë i nxehtë, sepse kjo do të japë rezultate më të mira. Përdoreni këtë maskë për një muaj në mënyrë që të parandaloni rënien e flokëve, zbokthin si dhe t’i forconi ato.