Shehu: Lubizhda, Skorobishti dhe lagjja ‘Dardania’ së shpejti me objekt të ri të QMF-së

0

Ardhja e Visar Shehut në krye të Drejtorisë së Shëndetësisë, e ka dinamizuar në tërësi këtë sektor.

Shehu për së afërmi ka dëgjuar opinionet e banorëve të Lubizhdës, Skorobishtit dhe të lagjes ‘Dardania’ rreth ndërtimit të objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare, me ç’rast është zotuar se do të merren parasysh kërkesat dhe opinionet e tyre.

“Lubizhda së bashku me Skorobishtin dhe lagjen Dardania, kanë mbi 10,000 banorë. Kjo zonë ka nevojë për një Qendër të Mjekësisë Familjare për ofrimin e më shumë shërbimeve mjekësore, ndërsa nga plani buxhetor i mëparshëm, është planifikuar që së pari të rrënohet AMF-ja që gjendet në Lubizhdë dhe më pas të ndërtohet QMF-ja në vend të njëjtë.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu, në lidhje me këtë dje pati takim me banorët e kësaj zone, ku sqaroi planet e drejtorisë dhe ndëgjoi sugjerimet e banorëve.

Pas diskutimeve, u vendos që pajisjet e AMF-së të barten në hapësirën e shkollës ShFMU “Ekrem Rexha-Drini” që gjendet pranë dhe shërbimet mjekësore të ofrohen prej aty derisa të kryhen punimet, ndërsa për të qenë sa më efikas rrjedha e punës në ndërtimin e QMF-së, do të caktohet edhe një anëtar nga fshati si monitorues i punimeve.

Sot ka filluar bartja e pajisjeve nga AMF-ja, ndërsa punimet për ndërtimin e QMF-së së re do të fillojnë që nga nesër”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.