KEDS njofton për ndëprerje emergjente të energjisë në këto fshatra të Suharekës

0

KEDS ka njoftuar se sot, më 08.nentor 2018 në nënstacionin 110/35/10kV Theranda do të ndërpritet energjia elektrike.

KEDS, njofton se nga kjo ndërprerje emergjente do të mbesin pa furnizim me energji elektrike disa fshatra të Komunës së Suharekës.

“Dalja 10 kV Mushtishti (Kodi: 32000002) prej orës 15:00 deri në ora 15:10. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci”, ka njoftuar KEDS-i.