Dashuria për Njëshin. Krijuesit.

0
Foto: Ilustrim

Tik-Tak!
Secila rrahje e zemrës,
tingull i saj,
Ty, të kishte cak falenderimi,
adresë shpëtimi.
Edhe pikëçuditësja do të çuditej
sesi të falenderohet, TY,
kur vetë falenderimi vjen prej teje,
e TY,të ka shpëtim.
Në çdo hap të ecjes sime,
shputa ime e këmbës
la gjurmë në vendin
ku balli,( krenaria ime ) puth tokën
për ta ndjerë dashurinë e qiellit.
Secila pikë uji, që na shoi etjen,
TY, të kishte ngjyrë,
por që nuk na mjaftoi një det me ngjyrë,
për t’i dhënë shije ujit
që na shuajti etjen,
Po! Etjen, që vjen prej TEJE.
Ti,
që na mundësove t’i shikojmë
të gjitha ngjyrat,
por që nuk arritëm t’i japim ngjyrë
mrekullisë sate që na shfaqet i pangjyrë!
Secila hapje e qerpikëve të syve të mi,
vetëm TY, të shikojnë,
e përmes Teje, bukuritë e ekzistencës,
dashurinë për jetën, njerëzit,
e çdo gjë që vjen prej Teje!
Në çdo rrahje zemre,
në secilin shikim,
gjatë çdo lëvizjeje,
në secilin hap,
të gjitha me ndjenjën e dashurisë,
vijnë tek TI!
E unë, i pafund me lutje e falenderime,
siç është pafundësia Jote,
Krijuesi Im!
Unë, krijesa jote!

 

Shkruan: Festim AVDYLI