Shenjat paralajmëruese të kancerit në lukth

0

Le të qartësojmë diçka: kanceri në lukth nuk është i zakonshëm. Si grua, shanset për të pasuar atë janë një në 154, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Por, kjo sëmundje mund të jetë e rrezikshme sepse shumë nga simptomat mund të duket krejtësisht normal, ose në disa raste, nuk ka fare simptoma.

Nëse jeni duke përjetuar disa nga këto shenja dhe simptoma të hershme të kancerit në lukth, është më mirë të vizitoni doktorin që të jeni të sigurt.

Jeni duke parë gjak në dush

Po, kjo mund të jetë një shenjë e kancerit në lukth, gjithashtu është e lidhur edhe me shumë gjendje që janë të lidhura me kancerin, thotë Allyson Ocean, eksperte shëndetësore.

Nëse është kancer në lukth, gjaku është i lidhur me inflamacionet të shkaktuara nga kanceri, dhe priren të paraqiten në shkallë më të larta të sëmundjes, gjithashtu mund të paraqiten edhe më herët.

Nuk keni apetit

Humbja e apetitit është definitivisht diçka për t’i kushtuar vëmendje, nëse vazhdimisht keni pasur apetit dhe papritur e keni humbur të gjithë interesin për ushqim, është një ide e mirë të kontrolloheni tek doktori, thotë Oceans.

Sidoqoftë, ulceri mund të shkaktoj humbje të madhe të apetitit (që nuk janë vazhdimisht të dhembshme, disa herë as nuk i ndieni), por ulçeret janë gjithashtu faktorë të rrezikut për kancerin në lukthin tuaj, kështu që është mirë të kontrolloheni pavarësisht.

Keni dhembje të vazhdueshme të lukthit

Ocean thotë se kur pacientët ankohen për dhembje abdominale, ata zakonisht janë duke thënë për dhembjen epigastrike, çka iu referohet zonave në qendër mbrapa brinjëve.

Dhembja në këtë lokacion mund të shkaktohet nga masa e rritjes së kancerit diku në lukth, gjithashtu mund të jetë edhe qindra gjëra të tjera.

Jeni duke humbur peshë

Humbja e peshës është një shenjë e kancerit në lukth që vjen si pasojë e humbjes së apetitit që ndodhë shpesh, por gjithashtu mund të jetë edhe shenjë e sëmundjeve tjera , thotë Ocean – dhe është një nga shenjat se diçka nuk është duke shkuar siç duhet: sidomos një sëmundje siç është kanceri në lukth që nuk mund të kenë simptoma të tjera të vërejtshme.

Jeni duke pasur problem me gëlltitje

Nëse jeni duke pasur tumor në lukth që është duke kaluar në ezofag, ju mund të përjetoni diçka që quhet disfagia, ose probleme me gëlltitje. Ju do të mund të vëreni këtë si një ndjenjë që ushqimi që e merrni është duke ngecur në fytin tuaj, thotë Ocena, ose mund të paraqitet si nxëni e fytit ose ngulfatje përderisa jeni duke ngrënë ose pirë.

Në disa raste, mund të ju duket se ushqimi që e merrni ju vjen ta qitni jashtë pasi keni ngrënë.

Pavarësisht kësaj, gëlltitja është një nga pjesët esenciale e të qenit njeri, kështu që është më mirë ta kontrolloni.