Çfarë është kriza e moshës së mesme

0

Kriza e moshës së mesme është një tranzicion i identitetit dhe vetëbesimit që zakonisht ndodh te njerëzit në mes të moshës 45-64 vjeç.

Kriza e moshës së mesme është faza e ri-rregullimit dhe ri-përshtatjes së statusit individual. Në shoqëri, grupi i personave të moshës së mesme përballet me konfliktin mes përgjegjësisë shoqërore dhe kërkesave të tij.

Kriza e moshës së mesme vjen nga stresi në punë dhe jetë. Personat e moshës së mesme përballojnë stres. Në familje, ata ngarkohen me detyrat të shumta të mbarëvajtjes së pjesëtarëve të familjes, si partneri, fëmijët apo prindërit. Ndërsa në punë, ata përballojnë stresin që vjen nga kërkesat e ndryshme të kompanisë.

Në shoqërinë e sotme, grupi i njerëzve të moshës së mesme gëzon një dashuri të pakët dhe relative. Përballë presioneve dhe përgjegjësive të shumta, burrat e moshës së mesme mund të kenë probleme psikologjike dhe fizike. Problemet psikologjike përfshijnë mungesën e interesave për jetën, dëshirën e largimit nga mjedisi aktual, ndjenjat e pafuqishmërisë, shqetësimet dhe zemërimet e shpeshta, ndjenjën e lodhjes dhe të pasigurisë, ndryshimin e oreksit.

Problemet fizike përfshijnë uljen e funksioneve të trupit, dhimbjen e kokës, marramendjen, astmën, sëmundjet e stomakut dhe të zorrës, sëmundjet kardiovaskulare etj. Disa persona të moshës së mesme mund të kenë sëmundje psikologjike. Pas hyrjes në moshën e mesme, ata përballen me punë të vështira, dhe marrëdhënie të ndërlikuara. Për shkak të karakterit të dobët, ata kanë vështirësi t’i përballojnë këto sfida dhe mund të shfaqin papjekuri në shumë fusha. Këto elemente mund të rëndojnë shqetësimet e tyre.