Tifozët mbushin San Siron ndaj Barçës, Interi thyen rekordin e arkëtimeve

0

Rekord historik për Interin. Nga biletat e shitura për duelin e kthimit në grupin B të Champions League ndaj Barcelonës, klubi zikaltër ka arkëtuar shifrën rekord të 5,8 milionë eurove.

San Siro do të jetë i mbushur plot e për plot për duelin e kësaj të marte pasi janë shitur 78 mijë biletat e vendosura në dispozicion për këtë supersfidë. 5,8 milionë eurot e arkëtuara nga Interi janë një shifër rekord për futbollin italian, me klubin zikaltër që parakaluar Romën që për sfidën gjysmëfinale ndaj Liverpoolit, sezonin e kaluar në Champions League, arkëtoi 5,6 milionë euro.