Përdorni kripën e zezë për flokë të yndyrshme

0

Yndyra në flokë bëhet e sikletshme saqë në fund të ditës të duhet të pastrohesh sërish për të hequr yndyrën nga floku. Pavarësisht se përdoren mijëra shampo për eliminimin e yndyrës por sërish nuk funksionon.

Një metodë efikase dhe me kosto të ulët është përdorimi i kripës së zezë.

Si mund ta përdorim kripën e zezë për heqjen e yndyrës?

Kjo metodë është një ndër më praktiket dhe nuk ju merr shumë kohë. Në shampon tuaj të zakonshme shtojini pak kripë të trashë dhe lajini flokët siç i lani përherë. Pas larjes me shampo kaloni të lani dhe me balsam. Pas disa përdorimesh ju do të shihni se yndyra do të hiqet shumë shpejt dhe ju do të keni flokë me më pak yndyrë.