Rini Shpendi u.d. kryetar i KB Bashkimit

0
Foto: Ilustrim

Pas largimit të befasishëm dje nga posti i kryetarit të klubit të Bashkimit, Fadil Sahiti, sot klubi prizrenas ka bërë të ditur se u.d. kryetar i ekpit tash e tutje do të jetë Rini Shpendi, që ka qenë anëtar i kryesisë deri tash.

Sahiti, që kishte marrë klubin në llim të stinorit, u largua pas vetëm një cikli garues në Superligë (shtatë xhiro), ndërsa klubi me të emëruar Shpendin si ushtrues detyre, ka shkruar se mbetet duke i ruajtur qëllimet që i kishte në llim të stinorit: 1. Stabiletetin nanciar,2.Konsolidimin e ekipit, 3. Krijimin e Shkollës së basketbollit, dhe duke e përfunduar njoftimin me: KB Bashkimi është klub i qytetit të Prizrenit, kryetarë e kryesi do të ndërrohën, por klubi mbetet përjetësisht aty!

Bashkimi, që nesër pret Akademik Bultexin në kuadër të BIBL, ndërsa në Superligë, xhiron e radhës i shkon Yllit në Suharekë.