Thellohet kriza e Bashkimit

0
Foto: Arkiva

Fadil Sahiti ka numëruar tri arsye kryesore që e kanë shtyrë të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të klubit kampion të Kosovës në basketboll, Bashkimit të Prizrenit.

Sahiti ka thënë të dielën për gazetën se nuk ka pasur zhvillim të shkollës së basketbollit, ka pasur jotransparencë në shpenzimet e klubit dhe joprofesionalizëm nga ana e trajnerit dhe drejtorit sportiv, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sahiti, që gjatë verës u zgjodh kryetar i Bashkimit, insiston se në klub nuk ka llogaridhënie dhe përgjegjësi për dështim të projektit. Ai të dielën dha dorëheqjen.

“Nuk kam menduar se do të kishte një rrjedhë të tillë. E kam menduar ndryshe. Por, nuk ka ecur asgjë. Ka ngecje në zhvillimin e shkollës së basketbollit, mungesë të transparencës në shpenzimet e klubit. Kam kërkuar që shpenzimet të publikohen, por që nuk ka ndodhur asnjëherë dhe rezultatet e dobëta që lidhen kryesisht me joprofesionalizëm nga ana e trajnerit dhe drejtorit sportiv.