Gjeneralit s’ka kush t’i shkruaj!

0

Tek lexoja letrën e komandantit, bashkëluftëtarit e Gjeneral Sylejman Selimit, seç mu kujtua romani i famshëm i Gabriel Garsia Markezit “GJENERALIT S’KA KUSH TI SHKRUAJ”, atij gjenerali që tërë jetën e vet e vuri ne shërbim të atdheut.

Tek vështroja kuptimin dhe domethënien e letrës sikur mu kujtuar romani në fjalë kur shokët e harruan madje e përbuzen ikonën e lirisë vetëm e vetëm së ai dëshironte të thoshte të vërteten dhe vetëm të vërtetën.
Pra tek lexoja letrën e tij sikur i nxjerrja dy mësime të rëndësishme:

E para gjenerali tanimë e kishte kuptuar që të gjithë shokët, avokatet, drejtësia dhe mekanizmat e shtetit e kishin harruar edhe pse të gjithë ishin ngritur në sajë të supeve të tij dhe madje loznin me personalitetin e tij ashtu si po lozin me vlerën e çlirimtarit dhe

E dyta vendosmëria e gjeneralit edhe për të besuar në shtet dhe drejtësi edhe pse kjo drejtësi padrejtësisht po e mbanë të izoluar.

Letra Syles, tregon të vërteten me të mire të luftës speciale kundër UÇK-së, tregon për shokët që i kishte vetëm sa për sy e faqe, tregonte për drejtësinë e nëpërkëmbur dhe të shkatërruar në Kosovë, tregoj për parëndësinë e vlerave të luftës dhe me e keqja tregoj për zhgënjimin që ka ushtari i vërtetë 20 vjet pas lufte .

Letra e Gjeneralit tregon për paturpësinë që ka e ashtuquajtura drejtësi në Kosovë, për mos guximin qytetar e për ligësinë e pushtetarëve të cilët asnjëherë dhe në asnjë moment as nuk kanë qenë në anën e së drejtës dhe as që kanë guxuar të flasin të drejtën.
Neper takimet private, ne dreka e ne takime zyrtare sikur e fusin kokën nën tavolinë kur përmendet emri i tij, madje ai dërgoj një letër shokëve dhe asnjeri prej tyre nuk e pati guxim ti SHKRUAJ.

Gjeneralit s’ka kush ti shkruaj, sepse të gjitha ata që duhet ti shkruanin janë fajtor për fatin e tij, janë pjesë e së keqes dhe natyrisht nuk u ka mbetur fytyre ti shkruaj e as t’ju kthej përgjigje. Gjeneralit s’ka kush ti shkruaj, gjeneralit s’ka kush ti ndihmoj, gjeneralit s’ka kush ti del përpara sepse janë turpëruar nga veprat e tyre të liga të cilët e shkatërruan tash e sa vite.

Por Gjenerali edhe nga burgu tregoj së është njeri me vlera të larta, me guxim të pashoq dhe më vullnet prej një çlirimtari të pathyer. Gjenrali edhe pse në burg po përfaqëson dhembjen dhe zhgënjimin por si ne luftëtarët e vërtetë kur na bënë të turpërohemi para veprave sublime të vendit.

Gjerali, njeriu i pathyer i cili i ngriti shokët në kolltukët me të larta të pushtetit, sot shikon mes hekurash dritën e diellit por ndihet me i lirë së ata që një shishe vere paguajnë 3000 euro, sepse gjenerali është vet populli, vuajtja dhe sakrifica e pashoq dhe shëmbëlltyra e lirisë.

Gjeneralit s’ka kush ti shkruaj por e qan loti i ushtareve trima që kanë mbetur pa udhëheqës dhe kërkojnë lirimin e tij, ashtu si kërkojmë lirimin e vlerave të luftës nga prangat dhe udhëtimin e tyre në hapësirat shqiptare, pra gjenerali po e vuan dënimin e të gjithëve ndërsa ne mbesim të dënuar për të.

Shkruan: Hysni GASHI