Feronikeli e Prishtina nuk ndalen, 6 fitore radhazi për skuadrën e Josës

0

Fitore minimale për Feronikelin dhe Prishtinën që vijonë duelin në distancë për kreun e renditjes edhe pas ndeshjeve të javës së 14-të. Në transfertat e vështira ndaj Ballkanit dhe Drenicës,dy skuadrat më të mira deri tani të kampionatit bënë detyrën duke marrë fitore me shumë peshë me rezultatin identik 0-1
Një gol i Kastriot Rexhës i dha fitoren e tretë radhazi në kampionat skuadrës nga Drenasi që falë suksesit ndaj Ballkanit u ngjit në kuotën e 32 pikëve. Më të vështirë e pati Prishtina që ndaj Drenicës triumfoi vetëm në fund me një gol të minutës së 89-të nga Basit Khalid. Me këtë sukses skuadra e Josës regjistroi fitoren e 6-të radhazi dhe ruajti distancën prej -2 pikësh ndaj Feronikelit kryesues në klasifikim. Ishte dita e skuadrave udhëtuese në Kosovë sepse edhe Flamurtari mori tre pikë të arta falë fitores 3-4 në transfertën ndaj KEK-ut.