Ftesë për asambleistet e asambleistët: Fusha e Arbanës tu kthehet qytetarëve të saj

0

Në vitet 70/80-ta, në këtë stadium ka luajtur KF Koritniku deri më 1990, për të pushuar aktivitetin , si pasojë e situatës së krijuar nga administrata serbe, pas suprimimit të Autonomisë.Pas lufte Koritniku, ka vazhduar edhe për disa vite, për të ndërruar emrin në KF Arbana, që me sukses deri më 2008 luajti deri në Ligën e Parë, e që shkaku i situatës materiale, pezulloi aktivitetin.

Në këtë fushë KF Liria, luajti vitet 90-ta, pjesën më të madhe.Madje, ajo më 1995 u shpall edhe kampion, për herë të parë nga mëvetësimi.Vëllaznimi, Trepça, Besa,Prishtina, Dukagjini e skuadra të tjera janë paraqitur në këtë arenë futbolli.
Ndërkoh, stadiumi u bë qerdhe e KF Liria dhe klubeve tjera si dhe turneve të shumtë, organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.Ishte sporti, në këtë rast futbolli (KF Liria, skuadrat tjera dhe adhuruesit e shumtë) një nga hallkat e rëndësishme të rezistecës aktive, ndaj pushtimit klasik serb, që kulmoi më pas me luftën çlirimtare dhe arritjen e lirisë.

Në këtë fushë Liria, gjunjëzoi Trepçën, Prishtinën, Besën, Vëllaznimin e shumë skuadra të tjera.Lagja Arbanë e Prizrenit ka mbi 10 mijë banorë (sipas statistikave të fundit, 2011) dhe nuk ka asnjë vend publik për aktivitete sportive.Madje, edhe shkolla e kësaj lagjeje, s’ka oborr, hapësirë për edukatë fizike e as palestër. Bazuar në të gjitha këto e sidomos kontributi në vitet 90-ta, ky stadium do të duhej të ngritej në një objekt të trashëgimis të paktën, ndërsa nevojë imediate është që ky të rregullohet me infrastrukturë përcjellëse, për të qenë në shërbim të të rinjëve.
Prona, ka qenë e ish Progresit, që i bie shoqërore dhe në këtë rast, do të duhej të respektohej interesi publik.Komuna, të zgjedhurit (asambeilstet e asambleistët) dhe drejtuesit janë për të qenë në shërbim të qytetarëve, jo e kundërta. Andaj, nesër (e premte) do të duhej të vendosej pro banorëve të kësaj lagjeje, respektivishtë rinisë që të mos privohet nga aktivitetet fizike.

Komiteti për Politikë e Financa i ka dhënë dritën jeshile qështjes së shpalljes interes publik stadiumit në Arbanë.Urojmë dhe shpresojmë që Asambleja të premtën, pozitë e opozitë të votojnë për. Me këtë do të hapej rruga që në fazat e tjera të bëhet bartja e pronësisë, e që do ti hapte rrugë investimeve (për çka ka premtime), në rregullimin komplet të stadiumit.Kjo është zgjidhje jo vetëm për komunitetin e Arbanës, që dha dëshmorë e mbi 200 luftëtarë për lirinë e vendit, por dhe klubet tjera të Komunës, e për pasojë do të shkarkohej nga ngarkesa në stadiumin ‘Përparim Thaçi.
Andaj, asambleiste e asamblesitë, kthejani stadiumin qytetarëve me votën Tuaj!

Shkruan: Bashkim KAJDOMÇAJ

 

(Autori është veprimtar i viteve 90-ta, gazetar i asaj kohe dhe njohës i rrethanave rrethë qështjes së stadiumit në Arbanë (ish stadiumi i KF Koritniku)