Të paarsyeshmit e dëshpëruar neokomunist

0

1.
Në kohët moderne të kapitalismit apo konsumerizmit bota jonë po pëson ndryshime të mëdha demografike. Fundshekulli XIX dhe fillim shekulli XX e gjeti botën me një popullsi prej 1.7 miliard banorë. Ishin kohë të vështira për vendet e varfëra dhe të vjelura nga kolonializmi perëndimor ndërsa vet vendet perëndimore nuk kishin jetë kushedi se çfare krahasuar me jetën mesatare të ditëve të sotme ku një familje mesatare shqiptare do të mund të krahasohej ose në disa aspekte të tejkalonte cilësinë e jetesës së një feudali të asaj kohe. Me rritjen e mirëqenies relative bota e pasluftës së dytë botërore pesoi një rritje enorme të popullsisë e njohur me emrin Babyboom. Rritja e popullsisë botërore nuk erdhi si pasojë e politikave sociale centraliste, por erdhi si pasojë e rritjes së nivelit të jetesës, rritjes së mirëqenies, rritjes së sigurisë etj.
2.
Bota perëndimore ishte në kërkim të formulave më të mira ekonomike të cilat do t’i përshtaten botës konsumeriste të së ardhmes dhe njëkohësisht do të rriste cilësinë e jetës për të gjithë. Liberalët e ekonomisë theksin e vendosnin në lirinë e zgjedhjes së gjithsecilit në funksion të begatisë së vet ndërsa marksistët ëndërronin botën pa klasa ku secili merr atë që I nevojitet ndërsa pabarzitë ekonomike do tI takojne së kaluarës. Në shikim shumë doktrinë e bukur,por ngelet tek e bukura dhe nuk bën hap para për tek realiteti.Përveq se marksizmi ishte ideologji e parealizueshme në një botë ku veprimi njerëzor individual dallon nga vendimet burokratike kolektiviste , kjo ideologji u degradua edhe në aspektin social në një ideologji qeverisëse siç është komunismi. Ky sistem përdori marksizmin si kamulfazh për veprimet e partisë komuniste.Kjo ndodhi në ish Bashkimin Sovjetik, në Kinën komunistë të Mao-s, në të gjithë vendet tjera komuniste përfshirë edhe ish Jugosllavinë.
3.
Kur përmendet komunismi Jugosllavë , patjetër që na kujtohet Ali Shukrija , ( kryeministri I Kosovës 1963-1697 dhe President gjatë vitit 1981-1982).Na kujtohet një anektodë e vjetër ku në një fshat të thellë të Kosovës Partia Komuniste kishte mbajtur mbledhje të ngjajshme me këto të sotshmet . Aty Foli Ali Shukrija ! Aty ndër të tjerash ai tha se Të rritet pjellshmëria, burrat ta bëjnë punën e tyre me patriotizëm e me zell.E gjithë kjo me hesap të tij në funksion të rritjes së numrit të banorëve shqiptar në territorin Krahinor të Kosovës . Fjala e komunistit ishte me peshë dhe strategjike andaj porosia duhej dërguar në vend . Me të arritur në shtëpi , njëri nga entuziastët e komunismit I filloi punës pa humbur kohë . Me patritozëm e me zell . S
ka se si gruaja e gjorë të mos mbetej e kënaqur .Çështja kombëtare mbi të gjitha !!! Në mbledhjen e rradhës morrën pjesë përsëri numër I madh I fshatarëve por kësaj here vrullin e burrit e ndali pyetja e gruas : Mos foli Ali Shukrija prap ?!!!
4.
Disa zëra poashtu të kamufluar nën socialdemokracinë modern apo në djathtizmin pa e ditur përmbajtjen e djathtizmit ,po çahen se në kohën e komunsmit një punontë dhe e gjithë familja ia dilte mbanë! Çahen se në kapitalismin e sotëm duhet medoemos të punoj dhe gruaja ?( Çdo të thotë kjo )?A mos do të thotë se thellë në shpirtin tonë kërkojmë më shumë komunisëm?(-Por në komunisëm gratë punonin). Apo se kapitalizmi nuk po na bie taman?Apo të dyja bashk?Apo asnjërën nuk e dimë çka do të thotë?(Me siguri se nuk dimë ç
dojmë). Si economist nuk di as si ta përkufizoj dhe as nga tia filloj sqarimin . Të filloj nga dështimi I komunismit ? Nga Liria ? Nga de-proletariati kapitalist , apo nga teoria marksiste që u deformua në teori ekonomike ne funksion material partiak?
5.
Kur mendohet që qenka problem se në kapitalism duhet të punojnë dy prindërit ndërsa në komunisëm më I zoti I familjës I mban të tjerët , atëherë duhet t
ia vëmë një balancë që për secilin të kuptohet . Në komunisëm mund edhe të punoje dhe ta mbaje familjen I vetëm , por kërkesat e asaj familje kanë qenë pothuaj të barabarta me fiset e Mozambikut apo Zimbamves së Magubes.Mjaftohej me miell nga misri ,përshesh me teranë,sheqer vetëm për kafe të mengjesit , dhe ndonjë Jupi për festa . Kur e mendojmë kapitalismin si të keqe të së tashmes atëherë nuk duhet abstrahuar të mirat materiale që jemi në gjendje tI konsumojmë dhe prej tyre ta ngrisim cilësinë e jetës.Nëse produktet e kapitalismit filloj tI numëroj atëherë nuk besoj që do të me mjaftonte jeta . Por , dikush ndoshta po parapëlqen të mirat e kapitalismit me punën e komunismit . Kjo nuk funksionoi në asnjë vend për një periudhë të gjatë kohore.
6.
Idhtarët e komunismit që Von Misses I cilëson si ikanak apo të fshehur nën petkun e kombinimit të dy sistemeve , (kapitalizmit dhe socializmit ) duhet ta kenë një gjë bazë në rrjedhën e parasë publike , ajo është : Që shteti me fuqinë e tij , më njërën dorë tI jëp ndërsa me tjetrën tI merr po të njejtat plus TVSH.( me TVSH lexo kamatë ).Dhe tjetra , nëse komunismi I Titos ka ngelur në nostalgjinë e njerëzve duhet të kemi edhe një ligj ekonomik parasysh që : Shteti social ose merr nga qytetarët e vet më shumë se që jep ,ose shtesën për mbulesë të absurditetit të vet e mbulon me borgje të jashtme . Idhëtarët e komunismit që sot lindin si këpurdha duhet ta kenë edhe një gjë të qartë , se borgjet e jashtme nuk do tI paguajnë vet ata , por do tI paguajnë fëmijët e tyre aq të dashur!

 

Shkruan: Shkumbin GASHI