Eljesa Bytyqi, këngëtarja nga Malisheva që e la pa fjalë publikun në emisionin “N’Kosovë Show”

0

Tashmë Malisheva lirisht mund të thotë se ka një këngëtare të mirëfilltë e profesionale. Ajo ka befasuar me zërin e saj në debutimin profesional në estradën shqiptare.

Eljesa Bytyqi është këngëtarja e re në moshë e cila ka zgjuar vëmendjen e ekspertëve të muzikës, duke dhënë shenja të qarta se e ardhmja e saj në muzikë do të jetë shumë e ndritur, shkruan 04 Online.
“Falje” është balada të cilën e ka publikuar ditë më parë këngëtarja nga Malisheva, përkatësisht në emisionin e mirënjohur, ‘N’Kosovë Show’. Kënga është punuar në bashkëpunim mes Kreshnik Avdiut e Ardian Kastratit, ndërsa Eljesa ka bërë me dije se nuk do të ndalet me kaq, pasi tashmë i ka hyrë rrugës së muzikës dhe pretë të sjellë edhe projekte tjera në të ardhmen.
04 Online e sjell ekskluzivisht për ju këngën e Eljesa Bytyqit, ‘Falje’./04online.info