Flet reperi i hitit ‘9 Milly’, Zerocin: Ju tregoj synimin tim (Video)

0

Është i ri, i pashëm dhe një djal shumë ambicioz. Zerocin, me prejardhje është nga Tetova por jeton në Gjermani, ka dy vite që meret me muzikë e deri më tani ka realizuar disa projekte, ndërkohë që ka pak ditë që ka hedhur në qarkullim një tjetër hit të titulluar ‘9 Milly’. Se nga e gjenë inspirimin rreth muzikës dhe kush i ka ndihmuar, lexoni në vazhdim:

Sa kohë u bënë që mereni me muzikë dhe sa i kënaqur je nga projektet?

Ka dy vite që merem me muzikë, kam edhe disa miq të mi që bëjnë muzikë në gjuhën gjermane dhe bashkë me to jamë inspiruar.

Na fol pak mbi projektin e fundit dhe bashkëpuntorët?

Muzikën e këngës së fundit e kam bërë vet në bashkëpunim me disa miq të mi.

Nga ku e gjenë inspirimin në muzikë?

Inspirimi im është nga disa reper anglez edhe atë si Eminem, Asap Rocky.

Ke tentuar ndonjëherë të futesh në tregun gjerman duke e ditur që jetoni atje?

Nuk i dihet momentit pasiqë në Gjermani dëgjohet shumë muzika shqipe.

Sa e vështirë është depërtimi në skenën shqiptare, nga kush je ndihmuar deri më sot?

E vështirë është por më kanë ndihmuar shumë disa miq të mi të cilët jetojnë në Londër.

Ëndëra jote?

Të bëhem një reper i famshëm.