Nxitoni, duhet t’i keni këto libra…

0

Vjen nga Prizreni dhe ai na ka sjellur katër botë të qytetit më të bukur në Kosovë dhe në mbarë trojet shqiptare.

Bëhet fjalë për poetin tashmë të mirënjohur, Mark Kuzhnini, i cili ka arritur që t’i bëjë shumë lexues për vete me ‘Fryma e vetmisë’ në të cilën ka pasqyruar shumë ngjarje shpirtërore të cilat të kthejnë në kohë. Dhe, natyrshëm është e pamundur të mos e kesh në bibliotekën personale apo familjare.
‘Himni i kohës’ është libri i dytë në të cilin ka pasqyruar elementi shpirti dhe emocione të cilat rrëmbëjne secilin njeri, edhe ata nga më të vështirit e më të qëndrueshmit. Sigurisht, ky libër ka shënuar nivelin në rritje të poetit nga Prizreni, i cili nuk është ndalur me kaq.
‘Lule Janari’ është libri i tretë të cilin e ka publikuar Marku, në të cilin mund të gjesh edhe atë që mendja juaj nuk mund ta imagjinoj. Dhe, librin e katër, por jo më pak për nga rëndësia, ‘Shpresë e etur’, një përmbledhje në të cilën ai ka sjellur një botë të munguar të poezive, prej të cilave janë lexuar në shumë organizime.
Si rrjedhojë, librat e Markut tashmë mund t’i gjeni edhe në dy librarit më të njohura në Prizren, ‘Pena’ dhe ‘Siprint’, të cilat kanë një çmim të arsyeshëm, dhe se ju duhet t’i keni në bibliotekat e juaja apo t’i dërgoni dhurata më të dashurve tuaj në festa dhe raste specifik. Kanë mbetur edhe pak kopje, prandaj vraponi që t’i siguroni./04online.info