Godet Albina Kelmendi, sjell projektin muzikor ‘Ishim’ (VIDEO)

0

Këngëtarja e mirënjohur nga Peja, Albina Kelmendi, ka ardhur fuqishëm me projektin e saj solo.

Një interpretim plotë emocione, një zë i bukur e melankolik, një botë artistike ndryshe siç jemi mësuar ta shohim tek këngëtarët e estradës shqiptare, Albina ka goditur me këngën ‘Ishim’.
Për tekstin e këngës është kujdesur Arbnor Gashi, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin ‘Duobass Records’. Këngës ju ka punuar edhe një videoklip simpatik.
Ju kujtojmë se Albina është duke punuar edhe në projektin, një bashkëpunim i cili pritet të zgjoj vëmendjen e publikut. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur tashmë, Lok Komoni.
04 Online do të ju mbajë të informuar në kohë reale edhe për këtë projekt./04online.info