Haskuka synon ta rikthejë kalldrëmin në Prizren

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Levent Kasëmi, kanë parë për së afërmi punimet në rrugën e quajtur ‘Berati’, e cila ditë më parë është shtruar me kalldrëm.

Haskuka, njëkohësisht ka bërë me dije se do të vazhdojë regjenerimi i rrugëve të shtruara me kalldrëm.

“Rrugicave rrëzë lagjeve të nënkalasë po u kthehet shkëlqimi. Rruga e quajtur “Berati” është shtruar me kalldrëm ashtu si dikur, duke përdorur gurëzit e Lumbardhit.

Pas ndërtimeve të pakontrolluara në të kaluarën, shumica e këtyre lagjeve kanë humbur pamjen e vjetër. Me kalldrëm, rrugicat e qendrës historike kanë më shumë sharmë, prandaj Drejtoria e Shërbimeve Publike do të vazhdojë me regjenerimin e tyre”, ka thënë Haskuka./04online.info