Komuna e Prizrenit organizon aktivitete sensibilizuëse më nxënës për ruajtjen dhe kultivimin e ambientit

0

Aktivitetet për ngritjen e vetëdijësimit të nxënësve për mbrojtjen e ambientit dhe reciklimin e mbeturinave po vazhdojnë të organizohen në shkolla të ndryshme të qytetit, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

“Së fundi këto aktivitete u organizuan në shkollat “Gjon Buzuku”, “Mustafa Bakiu” dhe “Avdyl Frashëri”.

Ky projekt, që po organizohet në bashkëpunim ndërmjet sektorit të mjedisit të Komunës së Prizrenit dhe GIZ-it, do të vazhdojë deri në fund të vitit shkollor me aktivitete informative dhe kreative për nxënësit e shkollave të ndryshme të komunës sonë.

Projekti do të implementohet me shpërndarjen e shportave të veçanta të mbeturinave për ndarjen e plastikës dhe letrës, si dhe do të bëhet prezantimi i të gjitha punimeve të realizuara”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info