Mbahet takimi i dytë konsultativ për aktivizimin e Parkut të Inovacionit dhe Teknologjisë

0

Sot është mbajtur takimi i dytë konsultativ, në kuadër të aktiviteteve të projektit të Planit Rregullues të Hollësishëm për Parkun e Inovacionit dhe Teknologjisë në Prizren, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

“Qëllimi i takimit ishte prezantimi i gjendjes ekzistuese në asetet e Parkut dhe diskutimi gjithëpërfshirës me palë të interesit rreth shfrytëzimit të ardhshëm potencial të bazuar në Studimin e Fizibilitetit.

Plani Rregullues i Hollësishëm (PRRH) për Parkun e Inovacionit dhe Teknologjisë në Prizren është duke u hartuar nga Komuna e Prizrenit dhe mbështetur nga GIZ”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info