Gratë e Kuvendit të Prizrenit realizojnë nismën sensibilizuese “Zbulimi i hershëm mbron jetë!”

0

Grupi i Grave Kuvendare pranë Kuvendit të Prizrenit, kanë realizuar aktivitetin që për qëllim ka patur zbulimin e hershëm të kancerit në gji.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Gratë Kuvendare, kanë bërë shpërndarjen e fletushkave me moton “Zbulimi i hershëm mbron jetë!”.
Gratë Kuvendare kanë vlerësuar se nëse kanceri në gji diagnostifikohet me kohë, ai edhe mund të kurohet, duke e bërë të mundshëm edhe vazhdimin e jetës normale. Ky aktivitet pritet të vazhdojë deri të dielen, pasiqë do të përmbyllet me vizitat mjekësore të grave të cilat i kanë takuar sot Gratë Kuvendare.
Prijëse e kësaj iniciative është kuvendarja që vjen nga radhët e LDK-së, Sadije Osaj – Jakupi./04online.info