Supë vjeshtore me gështenja, qiqra dhe domate që po i çmend të gjithë

0

Kjo është konsideruar si një ndër supërat më të shijshme, por edhe me efekte shëndetësore shumë të mira për këtë periudhë duke pasur parasysh viruset që qarkullojnë.

Koha e përgatitjes: 15 min – Koha e gatimit: 40 min

Përbërësit:

250 gr qiqra

200 gr gështenja

100 gr domate

4 feta bukë

4 lugë gjelle vaj ulliri

1 thelpi hudhër

1 tufë majdanoz

Kripë

Piper

Udhëzimet:

1-Grini hudhrën dhe majdanozin dhe i hidhni në vaj të ngrohtë në temperaturë të ulët.

2-Shtoni gështenjat dhe i lini të skuqen për pak minuta.

3-Më pas hidhni tulin e domates , qiqrat, pak kripë e piper.

4-Pas pesë minutash, shtoni rreth 2 kile ujë për të zierë qiqrat.

5-Pasi ka përfunduar zierja hiqni supën dhe e vendosni në frigorifer të mbuluar.

6-Në momentin e fundit ngroheni supën në temperaturë të ulët.

7-E shoqëroni me bukë të thekur dhe nëse ju pëlqen edhe me djathë grana.