Do të lëpini gishtat/Patëllxhanë të mbushur me karota dhe speca

0

Koha e përgatitjes: 10 min – Koha e gatimit: 45 min

Përbërësit:

2 patëllxhanë

2 karota

1 spec i kuq

2 domate

Djathë i fortë kaçkavall

3 thelpinj hudhre

Gjethe majdanozi

Kripë

Piper i zi

Vaj ulliri

Udhëzimet:

1-Perimet lajini mirë.

2-Hudhrën shtypeni e shtoni vajin e ullirit, majdanozin dhe kripën.

3-Patëllxhanët pritini në shirita të hollë deri tek bishti.

4-Secilin shirit lyejeni me salcën e përgatitur me hudhër.

5-Ndërmjet shiritave të patëllxhanëve vendosni karotat e prera në shiritë, specat, domatet e djathin e grirë hollë.

6-Në fund hidhuni edhe pak kripë sipër dhe djathë kaçkavall të grirë në rende.

7-Piqini në furrën e parangrohur në 200 gradë për 30-40 minuta.