#Koba

0

E njohim si Koba por quhet Bujar Gallopeni. Kobën të gjithë e njohim si një njeri shumë të dashur për të gjithë ne. Koba vuan nga një ҫrregullim kromozomik i cili quhet Sindrom Down, ku shumica e quajnë sëmundje por sipas shkencës nuk është sëmundje sepse këta kanë vetëm shtesë një kromozom në kromozomin e 21, por kjo Kobën nuk e bën të dalloj nga të tjerët përkundrazi Koba është më i afërt me të gjithë.

Të shkruash për Kobën duhet shumë,dashurinë që ai ka per të tjerët nuk e besoj se e ka dikushë tjetër, mënyra se si ai flet me dikë është mënyra më njerëzore që egziston, buzëqeshja e tij ndaj të tjerëve tregon saktësisht se si është një buzëqeshje e vërtetë edhe shpesh her kur e sheh Kobën thua vetë me veti sa sa e bukurë është bota e këtyre me Sindrom Down sepse te ata nuk ka dashuri fallce dhe une do ti kisha quajtur përsonat më të dashur në botë dhe më të sinqertë,sepse kur e sheh Kobën e sheh një pozitivitet aq të madh tek aj sa që ai pozitivitet përcillet te ҫdo njëri, kur e sheh Kobën sheh një botë krejt ndryshe, e sa ndryshe do të ishte bota sikur të gjithë do ta shihnin botën sikur Koba,ta vlerësonin njeriun njeri sikur Koba,sepse në botë e tyrë nuk ka gënjeshta,nuk ka tradhëti,nuk ka krime por ka vetëm dashuri dhe një botë shumë të pastër.

Shkruan: Premtim KOLGECI