Komuna e Prizrenit i ndihmon fermerët me farë të grurit në vlerë prej 77 mijë e 700 eurove

0

Qeveria e re lokale e cila drejtohet nga Mytaher Haskuka duket të jetë shumë e përkushtuar në mbështetje të fermerëve në forma dhe mënyra të ndryshme. Kësaj radhe ata janë mbështetur me farë të grurit.

Vlera e përgjithshme e projektit për shpërndarjen e farës së grurit për fermerët përfitues ka kapur shifrën prej 77, 700. 00 euro, me ç’rast Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, së bashku me nënkryetarin Eshref Memaj dhe Drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Egzon Elshani, kanë marrë pjesë gjatë shpërndarjes së farës së grurit, duke u zotuar se mbështetja për fermerët do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Më qëllim të përkrahjes së fermerëve të komunës, në prani të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, nënkryetarit Eshref Memaj dhe drejtorit të Drejtorisë së Bujësisë, Egzon Elshani, sot është bërë shpërndarja e farës së grurit për përfituesit nga projekti i kësaj drejtorie.

Vlera e përgjithshme e projektit është 77,700.00 euro, ndërsa fermerëve përfitues i janë shpërndarë 300,000 kg farë gruri, që do të mbillen në një sipërfaqe të përgjithshme prej 1,100 hektarë tokë.

Ky projekt është realizuar nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me qëllim të rritjes së fuqisë prodhuese nga mbjelljet vjeshtore të këtij viti”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info