Haskuka synon që Cvilenin ta transformojë në bazë turistike për vizitorët e maleve të Sharrit

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot e ka vizituar majën e malit Cvilen, me ç’rast e ka parë për së afërmi gjendjen reale.

Kjo pikë është shfrytëzuar për 19 vite nga trupat e KFOR-it gjerman, si bazë vrojtuese. Ndërsa ata ditë më parë janë larguar në tërësi nga Prizreni, kurse Komuna i ka bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës që Cvileni t’i jepet në shfrytëzim. Sipas Haskukës, qëllimi i marrjes në shfrytëzim është që ajo bazë të transformohet në bazë turistike për vizitorët e maleve të Sharrit.

“Ndër kërkesat e ndryshme që i ka bërë Komuna Qeverisë së Kosovës, është edhe ajo për dhënien në shfrytëzim të majes së malit Cvilen.

Kjo pikë, pas luftës është shfrytëzuar si bazë vrojtuese nga kontingjenti i KFOR-it gjerman, ndërsa pas tërheqjes së tyre, mundësia më e mirë për transformim është në bazë turistike për vizitorët e maleve të Sharrit.

Me policinë kujdestare inspektuam gjendjen e kësaj baze dhe biseduam për pamjet e mrekullueshme që ofron Cvileni”, ka thënë Haskuka./04online.info