Haskuka: Gjuha Rome është pasuri e Prizrenit

0

Me datën 16.10.2018, në Radion “Romano Avazo” si mysafirë për herë te parë ishte një kryetar.

Mytaher Haskuka dha nje respekt shumë të madh pjesetarve të komunitetit Rome, ku u be pjesë e debatit në lidhje më temën “Politikat Lokale për Gjuhën Rome”. Përpos komenteve pozitive ku tha: “Edi që ky radio lokal dëgjohet shumë në Prizren, dhe ju falenderojë juve për punën që boni si profesionist , një nder radiot që ka program kualititaiv , dhe ju falenderojë për mundësin të bisedojmë për cështjet e komuniteteve”. Ai preku edhe shumë cështjete të tjera për komunitetet si mos aplikimi në konkurse të cilët shpall komuna, Arsimi, Projektet e ardhshme dhe Gjuha Rome. Njera nder inciativat e fundit të komunitetit Rome ishte gjuha Rome për zyrtarizimin e sajë si gjuhë tradiconale . Haskuka u tregua shumë modest dhe interesuar për ndihmën e tij në këtë cëshjte, ku tregoi edhe qartasi për mundësit se si ky process të hecë para.

“ Për mua Prizreni ka katër gjuhë zyrtare edhe një gjuhe do të behët shumë mirë për reklamimi e Prizrenit si qytet multietnik dhe multikulturor kjo do të jetë nje pasuri . Diversiteti qe e ka Prizreni duhet te mbajm dhe ta ruajm , ne këtë diversitet hyn edhe gjuha Roma si pasuri . Takimin që e kemi pasur ne kemi potencuar se jemi te limituar me staff dhe buxhet . Momentalisht kemi 330 punetorë civile , në momentin kur në kërkojmë ndonjë punëtor duhet të bëjme kërkesë në Ministrin e Financave , dhe Minsitrin e Adminstrates dhe Pushtetit Lokal për të aprovuar kërkesën për të pasur një punetor , pra nuk eshte në dore të komunës të punesojm njerëz. Ne komunë egiztojne 3 perktheysa , të cilët e perkthejn cdo aktivtetet , rregullore apo tjeter, dhe së fundmi kemi pasur edhe kritika që në gjuhen boshnjake nuk është perkthimi në nivelin e duhur.

Kur flasim për gjuhen Rome ajo kerkohet të behet si gjuhe Tradiconale, dhe nuk besoj se duhet te ndonjë buxhet të tillë , pra te perkthehen vetem disa dokumente të cilat janë të rendesishme , për të cilin keni shprehur gadishmëri ju shoqeria civile , por njëra ndër cështjet është se ju mund të ofroni ndihmë , por për një kohe të caktuar dhe për dokumente nuk është e sigurte sa mund të vazhdoj. Për përkthime e dokumenteve zyrtare dikush duhet të jepë pergjegjësi.
Une po ju dergoj shumë drejtë , nesë kerkohet të perkthejm të gjithë ligjet , rregulloret është shumë problem. Nese me ate Tradicionale nënkuptojmë kur njeri kërkon ndonjë document dhe dikush ta asistoj në atë ose dicka të tille , pra nëse ky process nuk e le komunen në pozite që të mos e permbush ligjin , atëhere une mendoj nuk do të ketë problem edhe prëj të gjitha partive politike në Prizren , te gjithe partite politike ne Prizren janë ne dijeni që gjuha Rome është pasuri për Prizrenin , është pasuri qe e kemi Radion , Teatrin Rom , Mesimin Fakultativ te gjuhës Rome , Shume shoqata të komunitetit Rome “. tha Mytaher Haskuka për Radion “Romano Avazo”./Sejnur Veshall – “Romano Avazo”