Scott: Politika e SHBA-së ndaj Kosovës nuk është e re

0

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar sot se është i vetëdijshëm se Kosova është çështje e ndjeshme, porse politika e SHBA-së nuk është risi.

“Fokusi duhet të mbetet në kërkimin e zgjidhjes gjithëpërfshirëse dhe dy palë e kanë përkrahjen tonë të plotë, por politika e SHBA-së lidhur me Kosovën nuk është risi”, ka shkruar Scott në Twitter.

Këtë e ka bërë pas reagimeve të zyrtarëve serbë ndaj deklaratës të tij se Kosova është sovran dhe jo i ashtuquajturi shtet siç e quajnë mediet dhe funksionarë të Serbisë.