City gati ofertën stratosferike për talentin holandez të Ajaxit

0

Mesfushori i Ajaxit dhe Holandës, Frenkie De Jong po bind gjithmonë e më shumë me paraqitjet e tij, si me skuadrën nga Amsterdami, ashtu edhe me përfaqësuesen e “tulipanëve”.

21-vjeçari ishte nga më të mirët në fushë edhe në triumfin e skuadrës së Koeman, 3-0 ndaj Gjermanisë, ndërsa të shumtë janë klubet që kërkojnë të rrëmbejnë talentin holandez.

Interes për të kanë shprehur Tottenhami dhe Barcelona, por duket se së fundi është futur në garë edhe Manchester City, me Guardiolën që është i bindur ta marrë në “Etihad Stadium”.

Tabloidi “The Sun” raporton se Manchester City po përgatit një ofertë prej 62 milionë paundësh, më e larta e shpenzuar ndonjëherë, për të blerë kartonin e De Jong.

Kujtojmë që lojtari më i shtrenjtë i Manchester Cityt është fantazistit Rijad Mahrez, i cili u transferua për shumën e 60 milionë paundëve nga Leicesteri te “qytetarët”.