Izraeli shumë i fortë edhe për Kosovën U-21

0

Kosova e 21-vjeçarëve pësoi një humbje të rëndë në ndeshjen e fundit në grup për eliminatoret e kampionatit europian.

Skuadra e Rafet Prekazit u mposht me rezultatin e thellë 3-0 nga Izraeli në transfertën e Ramat Gan, me izraelitët që u ngjitën në kuotën e 14 pikëve duke parakaluar pikërisht Kosovën dhe duke i zbritur dardanët në vendin e parafundit të grupit 5 me 12 pikë. Ecuria e dobët në ndeshjet e fundit bëri që dardanët të humbisnin disa shkallë në renditje pasi ishin në lojë për vendin e dytë dhe e mbyllën grupin të 5-ët. 2 herë Ghanem në pjesën e parë dhe Meir me golin e tij në pjesën e dytë i dhanë fitoren izraelitëve që pasi mposhtën Shqipërinë me kombëtaren e madhe të dielën, i dhanë një goditje edhe Kosovës dy ditë më pas.