Nëse zemërohesh kur dikush të fyen, kjo histori do të ndryshojë përgjithmonë gjendjen tënde…

0

Një ditë një burrë i mençur po ecte nëpër një fshat. Një djalë shumë i zemëruar dhe i vrazhdë doli dhe filloi ta fyente.

“Ju nuk keni të drejtë të mësoni të tjerët,” bërtiti ai.

“Ju nuk jeni gjë tjetër veçse shtihan, shtireni”.

Burri i mençur nuk u ndie aspak i fyer nga këto fjalë. Pas pak çastesh, pyeti të riun:

“Më tregoni, nëse blini një dhuratë për dikë dhe ai person nuk e merr atë, kujt i përket dhurata?”

Djaloshi i mbushur me zëmëratë u çudit nga një pyetje e tillë dhe u përgjigj:

“Do të ishte e imja, sepse unë e bleva dhuratën”.

I mençuri buzëqeshi dhe tha:

“Kjo është e saktë! Dhe është pikërisht e njëjta gjë me zemërimin tuaj. Unë nuk fyhem, pastaj zemërimi rikthet përsëri tek ju.”

Nëse dëshironi të ndaloni së dëmtuari veten tuaj, duhet të përmbaheni për pak sekonda dhe në aq pak kohë, energjia e turbulluar e zemërimit tuaj do të kthjellohet duke ju transformuar në një person më të dashur.

Duhet vetëm të përmbaheni të jini të vrazhdë për pak çaste, prisni sa të kalojë fortuna e brëndshme, dhe qetësia do të vijë më shpejt se ç’e mendoni.