Nganjëherë është më mirë të jesh i vdekur

0

Ua sjellim edhe një horror të bazuar në romanin e Stephen King.

Filmi Pet Sematary bën fjalë për dr. Louis Creed (Jason Clarke), i cili pas shpërnguljes nga Bostoni në Mainein idilik, me gruan e tij, Rachel (Amy Seimetz) dhe dy fëmijët e tyre e zbulon një varr misterioz të fshehur thellë në pyll pranë shtëpisë së tyre të re.

Kur u ndodh aksidenti, Louise e kërkon ndihmën e një fqinji të pazakontë, Jud Crandall (John Lithgow), gjë që e shkakton një reaksion të rrezikshëm zinxhir, i cili do ta lirojë të keqen e papërshkrueshme me pasoja të tmerrshme.

Regjisorët e filmit janë Dennis Widmyer dhe Kevin Kolsch, ndërsa skenarin e ka shkruar Jeff Buhler sipas tregimit të Stephen King.

Filmin Pet Sematary mund ta shihni në kinema nga prilli 2019.