Ja si të zhdukni pikat e zeza vetëm për 10 minuta

0

Të gjithëve na mundojnë ato, ju besojmë! Përveçse jo estetike, janë edhe jo higjenike.

Ajo që ju duhet të bëni së pari, është të hiqni qelizat e vdekura që krijojnë pikat e zeza në poret e lëkurës. Ju mund ta bëni këtë duke larë fytyrën. Më pas të aplikoni pak llum kafeje me lëvizje rrethore për 5 minuta ose më shumë. Lajeni fytyrën me ujë të pastër.

Metoda tjetër është duke shtuar pak kamomil në një enë me ujë të nxehtë. Mbulojeni kokën me peshqir dhe vendoseni mbi avullin që lëshon përzierja. Mbajeni për 10 minuta. Kjo do të zgjerojë poret dhe do t’i largojë pikat e zeza lehtësisht.

Kur të mbaroni me avullimin, duhet të përzieni 4 lugë çaji sode buke dhe një filxhan me ujë mineral dhe pastaj aplikojeni përzierjen në zonat e prekura. Sigurohuni që të shmangni zonën e syve. Lëreni maskën për 10 minuta dhe pastaj lajeni fytyrën. Rezultatet do të jenë menjëherë të dukshme.