Përurohet shtëpia e artistes së parë femër në Kosovë, Katarina Josipi

0

Në ditën e parë në Zym në Takimet e Gjeçovit  në sesionin kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, kanë ligjëruar  Musa Ahmeti,  Etleva Lala, Anton N. Berisha, Bedri Muhadri dhe  Prend Buzhala.

Në kuadër të zhvillimeve të këtij aktiviteti është realizuar edhe  ekspozitë fotokopertinash të librave kushtuar Skënderbeut, ekspozitë e ushqimeve tradicionale nga trojet shqiptare, ekspozitë e punimeve artistike, drugëdhendje etj e Llesh Bibajt (Shqipëri) për të vazhduar edhe me performancë skenike nga Ismet Krasniqi Lala – Duqët e kuleçët e bijave.

Perveç të sipër theksuareve i pranishem ishte edhe Nënkryetari i Komunës, Eshref Memaj, i cili uroj punimet e sesionit kushtuar heroit të kombit, Skenderbeut i cili shërbeu dhe vazhdon të shërbej si udhërrefyes për zhvillimet e shoqerisë tonë.

“Takimet e Gjeqovit” këtë vit janë një ngjarje edhe më e veçantë për shkak se korrespodojnë edhe me 550 vjetorin e ikjes në amshim të Skenderbeut dhe çdo ndriçim edhe më i madh i kësaj figure kombëtare, nga studiues e shkrimtar, shkencëtar dhe artist,  sigurisht se është i mirë se ardhur për popullin tonë, tha në mes te tjerash Nenkryetari Memaj i cili ditët e shkuara ishte edhe pjesëmarrës në Simpoziume të tjera kushtuar veprës së Heroit Tonë!

Rrjedhiisht hapja ( prerja e shiritit ) e shtëpisë muze te artistet së parë femër në Kosovë, siç ishte Katarina Josipi, ishte një tjetër ngjarje me rëndësi në ditën e parë të “Takimeve të Gjeqovit”, eveniment që u bë me prezencen e Nenkryetarit të Komunës së Prizrenit, Eshref  Memaj./04online.info