Shenjat se vuani nga depresioni, e nuk jeni të vetëdijshëm

0

Pamundësia që të zgjoheni nga shtrati,mungesa e vetëbesimit, frika dhe izolimi, janë vetëm disa shenja se vuani nga depresioni.

RREGULLISHT HUMBNI KONTROLLIN Nëse nuk mund të ndaloni mos të zbuteni apo ndaloni britmat në partnerin tuaj, madje nervozoheni edhe me qenin tuaj, është koha t’i shtroni disa pyetje. Në bazë të studimit nga viti 2013, i publikuar në revistën shkencore “JAMA Psychiatry”, zemërimi i tepërt vjen si pasojë e depresionit afatgjatë.

ZGJOHENI HERËT
Te disa persona depresioni shkakton nevojën për gjumë. Por, te disa ka efektin e kundërt. Sipas shkencëtarëve, ka persona që zgjohen herët. Nëse edhe ju përnjëherë zgjoheni në ora 4 apo 5 të mëngjesit, pa arsye, atëherë është koha të shtroni disa pyetje.

MË SHPESH JENI NË RRJETET SHOQËRORE
Përdorimi i shtuar në rrjetet shoqërore, si “Facebook”-u apo “Instagram”-i, është një nga taktikat se nuk jeni diagnostikuar me depresion.

SHTONI NË PESHË OSE DOBËSOHENI
Është e zakonshme të depresioni lidhet me humbjen e oreksit apo shtimin e tij. Disa njerëz humbin në peshë, derisa disa të tjerë shtojnë në peshë. Shumë njerëz që vuajnë nga depresioni konsumojnë ushqime të pasura me sheqer dhe yndyrë.