Qëndrimi i tepërt ulur kompensohet me këto ushqime

0

Qëndrimi ulur është i barabartë sikurse me problemin e duhanit, ku njerëzit kalojnë deri tetë orë ulur, që është e dëmshme për shëndetin. Për fat të mirë, me disa ushqime mund ta lehtësoni këtë gjendje.

FRUTAT E MALIT
Konsumimi i rregullt i frutave të malit në masë të madhe e zvogëlon inflamacionin në trup falë llojeve të flavonoideve që njëherësh edhe ua japin ngjyrën e errët. Boronicat kanë më së shumti flavonoide, e po ashtu edhe janë të pasura me vitamina C dhe resveratrol, përbërës që mposhtin radikalet e lira që shkaktojnë inflamacionet.

PEMËT ME LËVOZHGË TË FORTË
Burimi më i pasur me aminoacidet omega 3. Arrat kanë më së shumti omega 3, derisa bademi është një nga burimet më të pasura me antioksiduesin më të mirë, vitamina E, që mbron qelizat nga oksidimi, që është produkt i inflamacionit. ANANASI Kjo pemë përmban enzimën e fortë kundër inflamacioneve, të quajtur bromelainë. Secila pjesë e ananasit e përmban këtë përbërës me vlerë.

VAJI I ULLIRIT Vaji i ullirit shëron inflamcionet derisa parandalon prodhimin e enzimave “COX-1” dhe “COX-2”. Yndyra më e mirë që e njohim po ashtu zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmon te humbjet në peshë nëse konsumohet me rregull.