Ja disa këshilla për rigjallërim të shpejtë të fytyrës

0

Ekzistojnë shumë kremra të shtrenjta dhe trajtime që rigjallërojnë fytyrën. Sido që të jetë, ekzistojnë edhe disa ilaçe shtëpiake, që bëjnë mrekullinë në këtë drejtim ,raporton Gazeta Kosova Sot.

UJI I FTOHTË

Uji i ftohtë është trajtimi më i lirë dhe më i shpejtë. E rigjallëron fytyrën brenda sekondave. Shumë femra tashmë fytyrën e tyre e shpëlajnë vetëm me ujë të ftohtë. Por, mund të përdorni edhe ujin e vakët. Por, sa më i fortë uji, aq më i fortë është efekti. Nëse sytë tuaj janë një nga pjesët që kanë nevojë për intervenim, ju rekomandojmë ta shpëlani fytyrën me sytë mbyllur. Duhet ta bëni këtë brenda disa sekondave.

VETË-MASAZH

Sikurse me ujin e ftohtë, një vetë-masazh i mirë ka efekt pozitiv në lëkurën e fytyrës. Po ashtu, është e mirë për ato femra që zgjohen me fytyrë të ftohtë. Mund të përdorni pak vaj të bimëve (kokosi, bajame, vaj ulliri) për t’i bërë fytyrës suaj masazh për 2-3 minuta. Më pas, e fshini fytyrën me një peshqir të ngrohtë. Kjo ndikon që lëkura juaj të qëndrojë e hidratuar dhe e fortë.

TONIKU ME ROZMARINË

Toniku me rozmarinë është një fshehtësi e vjetër e bukurisë. Kjo është përdorur nga femrat që kanë dashur ta mbajnë lëkurën e re dhe të rigjallëruar. Rozmarina është bimë mjekë- sore, që përmirëson qarkullimin e gjakut. Shkaku i kësaj, parandalon paraqitjen e rrudhave dhe lëkurën e lëshuar.

PASTRUESI ME KAFE DHE KOKOS

A keni nevojë për kafe në mëngjes? Ashtu ka nevojë edhe fytyra juaj. Kafeina ndihmon në aktivizimin e qarkullimit të gjakut në lëkurë. Kjo funksionon në të njëjtën mënyrë sikurse dhe kur zgjoheni. Ky ilaç është shumë praktik Ja si të veproni: Përzieni kafenë me vaj kokosi për ta hidratuar dhe për ta pastruar lëkurën në të njëjtën kohë. Përdoreni këtë përzierje për ta pastruar fytyrën tuaj.

MASKË ME AVOKADO DHE LIMON

Nëse lëkura juaj ka nevojë për më shumë rrezatim dhe fortësi, duhet ta provoni këtë maskë. Avokado dhe limoni janë të pasura me vitamina, minerale dhe aminoacide Ja si ta përdorni: Ju nevojitet një pjesë avokado e qëruar. Këtë duhet ta shtypni me pirun. Më pas shtoni edhe disa pika lëng limoni. Përzieni maskën dhe është e gatshme për ta përdorur. Ju rekomandojmë ta aplikoni dhe ta lini për 3 minuta. E shpëlani dhe e hidratoni siç bëni zakonisht.

JOGURTI NATYRAL DHE VITAMINA C

Nëse fytyra juaj ka nevojë për hidratim apo dalloni rrudhat në fytyrën tuaj, duhet të përdorni ilaçin me jogurtin natyral dhe vitamina C. Jogurti ofron hidratim. Për më shumë, vitamina C pastron butësisht dhe rrit prodhimin e kolagjenit. Krejt çfarë duhet të bëni është t’i përzieni dy përbërës dhe t’i bëni fytyrës masazh për dy minuta. E lini të veprojë edhe për dy minuta të tjerë, më pas e shpëlani fytyrën.