Komuna e Prizrenit e interesuar për të parandaluar gjuetinë ilegale

0

Caktimi i zonave të gjuetisë në Rajonin e Prizrenit, nuk ka sjellur rezultatet e parashikuara, pasi ka patur ankesa të shumta se gjuetia është duke u bërë në secilën zonë dhe pa kritere profesionale.

Për këtë arsye Komuna e Prizrenit së bashku me shoqatat e ndryshme që merren me gjueti, Drejtorinë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë organizuar një takim të përbashkët për të diskutuar rreth këtyre problematikave.

“Malet e Sharrit kanë potencial të hatashëm turistik dhe konisderohen si një aset shumë i rëndësishëm për komunën tonë. Këto male janë të pasura me mbi 2000 lloje të bimëve, 200 lloje të shpendëve dhe 69 lloje të faunës që i takojnë klasave të ndryshme.

Por, një problemi i madh te këto male është gjuetia ilegale, që po rrezikon madje edhe zhdukjen e disa llojeve të faunës së kësaj zone. Në rajonin e Prizrenit janë përcaktuar pesë zona për gjueti, ku përfshihen edhe malet e Sharrit, por këto zona nuk janë respektuar për shkak të rritjes së sipërfaqes së Parkut Nacional, me ç’rast i ka prekur edhe 3 zonat e përcaktuara për gjueti.

Së bashku me përfaqësuesit nga shoqatat e ndryshme që mirren me gjueti, Drejtorinë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, organizuam një takim të përbashkët për të diskutuar rreth kësaj çështjeje me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje në favor të të gjithëve, e sidomos në favor të faunës.

Nga ky takim morrëm sugjerimet dhe kërkesat e palëve, dhe shumë shpejt do të marrim hapa konkrete për ta ndaluar rrezikun për zhdukjen e kafshëve nga gjuetia ilegale.

Prizreni është qytet me fat që ka një pasuri kaq të madhe siç janë malet e Sharrit”, ka thënë Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka./04online.info