Faktet për hedhje të mbeturinave të ngurta nga persona të papërgjegjshëm, shpesh nuk përfillen ose hudhen poshtë nga Gjykata Themelore

0

Faktet për hedhje të mbeturinave të ngurta nga persona të papërgjegjshëm, shpesh nuk përfillen ose hudhen poshtë nga Gjykata Themelore, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

“Kjo është njëra prej arsyeve pse keqbërësit e pandëshkuar vazhdojnë të hedhin mbeturina, ndërsa pëson e gjithë komuna.

Rasti i fundit ka të bëjë me dërgimin e një fotoje nga një qytetar në “Alo Komuna”, ku shihet kamioni me targa i cili hedh mbeturina të ngurta në afërsi të fshatit Nashec. Drejtoria e Inspektorateve, sipas procedurës, rastin e ka dërguar në Gjykatën Themelore, e cila në bazë të provave do të duhej të caktonte dënimin. Por, pak ditë më vonë, i kthehet përgjigje kësaj drejtorie se nuk mund të gjindet autori i veprës dhe procesi zhagitet duke u kërkuar “plotësim të kërkesës” nga ana e drejtorisë.

Pa zbatim të ligjit nuk ka zhvillim. Nëse nuk ka dënime për shkelësit e ligjit do të përsëriten veprat të njëjta. Ftojmë organet e rendit të bashkëpunojnë me Komunën në dobi të interesit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info