Nga 12 – 14 tetor në Prizren mbahet festivali i 15 ndërkombëtar i stripit dhe karikaturës

0

Shoqata e Strip artistëve “Xhennet comics” ka mbaruar të gjitha përgaditjet për organizimin e festivalit të 15”të Ndërkombëtar të stripit dhe Karikaturës i cili do të mbahet përgjatë datave 12- 14 Tetor 2018 në Prizren, thuhet në Komunikatën për Medie nga Shoqata e Strip Artistëve kosovar.

“Festivali që më ka një traditë për më shumë se një dekadë e gjysëm sjellë edhe risi të reja .Edicioni i këtij viti ishte me temën “LIBRI DHE TEKNOLOGJIA” , një temë shumë ndikuese për vlerësimin e librit dhe të teknollogjisë. Festivali kët vitë ka aritur të vlerësohet me sukses ku në konkursë janë përgjegjur 571 artistë nga 47 shtete dhe me mbi 3700 punime si të karikaturës dhe të stripit, Me vlerësimin e jurisë që është bërë përmesë interneti ,vendin e parë dhe çmimin e artë “Stone Brige of Prizren “ ka fituar artisti nga indonezia Jitet Kustana, vendin e 2”të artisti nga Irani Ali Ghanaat dhe vendin e 3”të Artistja nga Turqia Hilal Ozcan,pos këtyre vendeve janë vlerësuar edhe 13 artistë me çmime speciale dhe çmimet e jurisë.
Përgjatë 3 ditëve të festivalit do të behet ekspozimi i 420 punimeve dhe do të mbahen puntoritë 3 ditorë. Hapja e ekspozitës do të bëhet më datën 13 Tetor 2018 (E shtunë) në ora 19:30 galerinë e gazi Mehmet Pashës “HAMAM” në Prizren,ku do të jenë të pranishëm edhe artistët botërorë dhe vendorë.
Realizimi i festivalit mundësohet nga : Ministria e Kulturës,rinisë dhe sportit, Komuna e Prizrenit,Strip Arti 9,PDH Poloni,PDH Kosovë”, thuhet në Komunikatën për Medie nga Shoqata e Strip Artistëve kosovar./04online.info