Qeveria e Haskukës përfiton nga UNDP-ja dhe ADA në realizimin e projektit në fushën e mjedisit

0

Fokusi i qeverisë lokale e cila drejtohet nga Mytaher Haskuka, ka qenë edhe në ruatjen dhe krijimin e një mjedisi të pastër e të sigurtë.

Në këtë rrjedhë, janë realizuar disa aksione më rëndësi të cilat kanë rezultuar me pastrimin e hapësirave të caktuara publike. Madje, janë krijuar edhe raporte e bashkëpunime të reja me institucione të ndryshme të cilat në fokusin e tyre e kanë mjedisin. Në kuadër të këtyre zhvillimeve, Komuna e Prizrenit ka përfituar nga UNDP-ja dhe ADA mbështetje në realizimin e projektit ‘Zyra e Gjelbërt’, i cili pritet të fillojë nga viti i ardhshëm dhe do të kushtojë 330 mijë euro, ku qeveria lokale do të marrë pjesë me 10%.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka pritur përfaqësuesit e dy organizatave me ç’rast kanë biseduar për funksionalizimin e kësaj zyreje.

“Nga fillimi i vitit Komuna e Prizrenit do të hap “Zyrën e Gjelbërt” në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Funksioni i saj do të jetë ballafaqimi me problemet e ndotjes, reciklimit dhe ndryshimeve klimatike.

Projekti “Zyra e Gjelbërt” financohet nga organizata UNDP dhe Austrian Development Agency (ADA) me pjesëmarrje të Komunës prej 10%. Shuma e përgjithshme e këtij projekti do të jetë 330,000 euro.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e këtyre organizatave, biseduam për funksionalizimin e kësaj zyreje”, ka thënë Haskuka./04online.info