Raporto në ‘Alo Komuna’, kontribuo në pastrimin e mjedisit

0

Nismës për pastrimin e Kosovës ju ka bashkangjitur edhe Komuna e Prizrenit, me ç’rast janë pastruar pika të ndryshme me rëndësi komunitare.

Që nga 15 tetori do të filloj aksioni më i madh i organizuar nga Komuna e Prizrenit për ruajtjen dhe pastrimin e ambientit. Si rrjedhojë, është bërë thirrje që të rritet bashkëpunimi mes qeverisë lokale e qytetarëve në kontribuimin e përbashkët për pastrimin e mjedisit.

“Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar të punojë në pastrimin dhe lirimin e hapësirave publike, duke u koncentruar sidomos në largimin e mbeturinave të vëllimshme dhe deponive ilegale.

Në këtë nismë përfshihet gjithashtu edhe largimi i:
1.automjeteve të papërdorura dhe të vjetëruara, që janë parkuar në vende publike, si dhe
2.deponive ilegale që janë brenda qytetit, në fshatra dhe në brezat e rrugëve.

Për të qenë sa më efikas në këtë aksion, kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve, duke na lajmëruar vendndodhjet e rasteve të tilla në Qendrën e Thirrjeve tek numri papagesë 0800 19 200 apo në Viber dhe ëhatsApp tek numri +383 45 119 200.

Të kontribuojmë bashkërisht për një mjedis më të pastër”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info