Valon Berisha optimist: E mposhtim Maltën

0

Ylli i Kosovës, Valon Berisha i është bashkuar Kombëtares sonë për sfidën kundër Maltës dhe Ishujve Faroe.

Mesfushori i Lazios për shkak të lëndimit kishte munguar në dy ndeshjet e kaluara të Kosovës në Ligën e Kombeve.

Berisha ka qenë i pranishëm në seancën e dytë të Kombëtares sonë para sfidës me Maltën. Kosova dhe Malta do të ballafaqohen të enjten në kuadër të Ligës së Kombeve.

Berisha pas stërvitjes tha se është i lumtur që është kthyer në ekipin Kombëtare. Ai është i bindur se Kosova do ta mposht skuadrën malteze.

“Në radhë të parë jam i lumtur që pas një lëndimi jam kthyer në Kombëtare gati u bënë një vit. Jemi duke u përgatitur mjaft mirë dhe unë besojë se do të shënojmë fitore, por assesi nuk mendojë se do ta kemi të lehtë. Kemi një atmosferë të mirë dhe po punohet me përkushtim”, tha Berisha.

Ndeshja Kosova-Malta nis në orën 20:45.