Yjet shqiptare pa çmime, por shkëlqyen në American Music Awards

0

Dua Lipa dhe Bebe Rexha përkundër nominimeve kanë mbetur pa çmime, por kanë shfaqur elegancën shqiptare në ceremoninë e ndarjes së çmimeve American Music Awards së bashku me yllin tjetër, Rita Ora.

Lipa ishte nominuar në kategorinë Artisti i ri i vitit, çmim të cilin e fitoi Camila Cabello, ndërsa Rexha ishte e nominuar në kategoritë Kënga më e mirë country dhe Bashkëpunimi i Vitit që e fituan Camilla Cabello me Young Thug për këngën “Havana”.

Së bashku me Bebe Rexhën është parë Rita Ora që sivjet nuk ishte nominuar në ndonjë kategori, transmeton Koha.net.

Gjatë ndarjes së çmimeve në skenë doli Dua Lipa që elektrizoi sallën me këngët “One Kiss” dhe “Electricity”.