Thartira e stomakut, si të ndalni “përflakjen” me bukë të thekur (pjesa I)

0

Urthi është një gjendje e karakterizuar nga një ndjesi që vjen si dallgë, me djegie në pjesën e sipërme të gjoksit dhe në ezofag, që ndodh zakonisht brenda një ore pas ngrënies.

Disa herë, përvoja e urthit mund të jetë shumë të pakëndshme, madje edhe imiton ndjenjat e sëmundjes së zemrës. Në shumicën e rasteve, megjithatë, simptomat e urthit priren të jenë të shkurtra dhe jo serioze në natyrë.

SIMPTOMAT E URTHIT

Simptoma më e zakonshme e urthit është një dhimbje djegëse në pjesën e sipërme të gjoksit dhe në ezofag, që mund të vijë në formë valësh dhe disa herë të jetë tepër e dhimbshme.

Urthi mund të shoqërohet edhe nga gromësira.

Por çfarë mund të bëhet në këto raste, duke u vetëkujdesur nga shtëpia?

Në vijim, do t’ju njohim me alternativat bimore, dietën ushqimore, si dhe ushqimet që duhen shmangur…

1.UTHULL MOLLE
Ju mund ta trajtoni thartirën e stomakut me uthull molle.

Enzimat e shëndetshme në këtë uthull janë të dobishme për përmirësimin e shëndetit të tretjes.

Gjithashtu, natyra e tij acidike ndihmon në eliminimin e baktereve të dëmshme në traktin e tretjes dhe rikthen pehashin e stomakut në nivelin e tij normal.

–Përzihet 1 lugë gjelle e uthullës organike të mollës, e pa filtruar, në një gotë me ujë të ngrohtë.

Për shije, nëse dëshironi, mund të shtoni pak mjaltë të papërpunuar.

Pijeni atë para çdo vakti për të parandaluar thartirën e stomakut.

2.XHENXHEFIL
Një tjetër ilaç i mirë në shtëpi për një stomak të thartë është xhenxhefili.

Komponimet e quajtura “gingerols” në xhenxhefil ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit dhe acarimit në stomak.

Xhinxheri gjithashtu stimulon lëngje të tretjes dhe rrjedhën e enzimave që ndihmojnë procesin e tretjes.

–Për të bërë çaj kurues, vendosni 1 lugë çaji me xhenxhefil të freskët, të grirë, në një filxhan dhe derdhni mbi të ujë të valë.

Lërini të pushojnë së bashku për 10 minuta, tundeni edhe njëherë, pastaj lëreni të pushojë sërish.

Mund ta pini 20 minuta, para çdo vakti të plotë: Mëngjes, drekë, darkë.

–Një tjetër mundësi është që të shtoni 2 lugë çaji me lëng xhenxhefili dhe 1 lugë çaji mjaltë, në një gotë me ujë të ngrohtë dhe ta pini 2 herë në ditë.

–Një opsion i tretë është që të shtoni ½ lugë çaji pluhur të thatë xhenxhefili në një filxhan me dhallë. Përziejeni mirë dhe pijeni këtë kurë natyrale disa herë në ditë.

Madje, kjo është tejet e rekomanduar nëse keni probleme tretje, gazra etj.

Por dhalli duhet të jetë i bërë vetë direkt nga kosi i nxënë në kushte shtëpie, jo i blerë në supermarket.

3.SODE BUKE
Ju gjithashtu mund të përdorni sodë buke si një trajtim natyral për të lehtësuar thartirën e stomakut.

Duke qenë një antacid natyror, soda e bukës neutralizon acidin e stomakut që shkakton urth dhe dispepsi, e cila siguron lehtësim të shpejtë nga simptomat.

–Përzieni ½ lugë çaji sode buke në gjysmë gotë ujë. Pijeni këtë masë për të neutralizuar acidin në stomakun tuaj. Përsëriteni pas 4 orësh, nëse është e nevojshme.

KUJDES: Nëse keni presion të lartë të gjakut, mos merrni sode buke, sepse përmban natriumi.

4.BUKë E THEKUR
Kur vuani nga thartira e stomakut, buka e thekur e grurit ose e thekrës mund t’ju ndihmojë që të qetësoheni dhe paralelisht, të ndiheni të ngopur, pa asnjë siklet.

–Thekni shumë fort dy copa buke gruri ose thekre dhe përtypini ngadalë. Mund ta shoqëroni psh me çajin e xhenxhefillit që treguam më lart, ose ujë të thjeshtë, dhallë, ose çaj jeshil.

Mos përdorni bukë të bardhë për thekje, por vetëm atë të zezë, mundësisht me sa më shumë krunde.
(….vijon neser në botimin e ardhshëm, PJESA II)

SHMANGNI TË GJITHA

–ushqimet e përpunuara,

–ushqimet pikante,

–sheqernat,

–karbohidratet e ranuara,

–yndyrnat e këqia,

–kafen dhe produktet e tjera me kafeinë,

–çokollatat,

–pijet me gaz,

–çajrat jo-bimore,

–alkoolin,

–lëngun e portokallit dhe të grejpfrut,

–produktet e domates,

–qumështin dhe produktet e qumështit,

–si dhe ushqimet që përmbajnë mendër dhe çamçakëz me mente.

Si duhet krijuar regjimi ushqimor, kur jeni me urth
Theksoni një dietë të pasur me ushqime organike, sidomos perimet e freskëta jeshile organike dhe lëngjet e perimeve të gjelbra, mish pule organike, peshk të egër, etj.

Përveç kësaj, duhet të pini mjaft ujë të pastër, të filtruar gjatë gjithë ditës.

Shmangni mbi-ngrënien dhe ngrënien vonë në mbrëmje.

Si rregull i përgjithshëm i pranuar, me qëllim për të parandaluar dhe luftuar simptomat e urthit, hani ushqime që janë kryesisht të alkalizuara në natyrë, sidomos perimet jeshile.

Ushqimi ideal duhet të përbëhet nga pjesë të bollshme të gjetheve të freskëta të sallatës jeshile, me pjesë po aq të bollshme të perimeve të ziera lehtë dhe me një pjesë të vogël të proteinave të ziera, ose të pjekura në skarë me kujdes.

Ushqimet e prodhuara në mënyrë organike, si dhe vajrat e zgjedhur me kujdes, të tilla si vaj i virgjër ulliri, vaj ose gjalp kokosi, vaj i farave të lirit, janë mundësitë tuaja të sigurta.

Shmangni të gjitha ushqimet e skuqura, dhe të gjitha yndyrnat dhe vajrat e hidrogjenizuara.

Minimizoni konsumin tuaj të kafes dhe çajit të zi, si dhe pijet alkoolike. Kjo është thelbësore në qoftë se urthi është një shqetësim.

Ushqimet që mund të zgjidhin shpejt problemet e urthit janë:

–mollët,

–trangujt e freskët (me lëkurë),

–orizi i zi,

–dhe arrat.