“Nektari i Perëndive”, kura e barishteve në mjaltë që drejton kurrizin dhe kyçet

0

Konsiderohet si një ndër kurat më të forta bimore, që përmirëson pasojat e spondilitit ankilozant dhe ndal progresin e kësaj sëmundje degjenerative.

Spondiliti Ankilozant është një sëmundje inflamatore, e cila prek kolonën vertebrale duke shkaktuar bashkimin e disa prej vertebrave ose kyçeve, duke çuar në dëmtimin e tyre deri në shkatërrim të plotë.

Këto dëmtime në shtyllën kurrizore dhe në kyçe, çojnë në deformime të shprehura dhe invalidizuese, të cilat kompromentojnë funksionimin e organeve dhe të sistemeve, si edhe dëmtojnë rëndë cilësinë e jetës.

Dëmtimet në shtyllën kurrizore çojnë në deformimin e saj, deri në përkulje të trupit në pozicionin nga përpara.

Prekja e pjesës së kraharorit bën që të vështirësohet frymëmarrja dhe funksionimi i zemrës.

SIMPTOMAT
Spondiliti Ankilozant prek më tepër meshkujt, sesa femrat. Shenjat dhe simptomat zakonisht fillojnë në adoleshencën e vonë, ose rreth të njëzetave.

Dhimbja fillon me dhimbje të tipit inflamatore në pjesën e fundshpinës, që do të thotë: dhimbje në orët e para të mëngjesit, e cila e qetësohet nga lëvizja dhe shtohet nga qëndrimi, si edhe qetësohet nga përdorimi i medikamenteve anti-reumatizmale.

Jo në pak raste, sëmundja mund të fillojë edhe me prekje të pjesës së qafës apo edhe me prekje të kyçeve, kryesisht atyre të mëdha (koksofemoral, genu, talocrural etj).

Me kalimin e kohës, Spondiliti Ankilozant mund të prekë edhe sytë, mushkëritë, veshkat, nervat dhe çon deri në dëmtime serioze të tyre.

TRAJTIMET NATYRALE QË MUND TË BËNI?

Nëse jeni duke vuajtur dhhe nuk dini ndonjë trajtim natyral që mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe të zvogëloni dhimbjen e shkaktuar nga ky lloj i spondilitit, ju këshillojmë që të provoni këtë trajtim natyral për spondilitit ankilozant bazuar në rrepkë të zezë, selino, borzilok, trumzë dhe mjaltë.

Ky kombinim, quhet ndryshe “NEKTARI I PERËNDIVE” dhe konsiderohet si një ndër kurat më të forta bimore, që përmirëson pasojat e spondilitit dhe ndal progresin e kësaj sëmundje.

Kjo kurë bimore ul inflamacionin e vertebrave apo kyçeve, duke i çliruar ato nga ngërçet, por edhe ju nga dhimbjet.

Kështu, avash-avash do të rimerrni fuqitë tuaja për të drejtuar kurrizin dhe lëvizur kyçet me lehtësi, ndërsa inflamacionin nuk do ta ndieni më.

NEKTARI I PERËNDIVE, RECETA

–Do të nevojitet 2 kg rrepkë e zezë, ½ kg selino (me rrënjë), borzilok i freskët, 2 degë të vogla të trumzës dhe 6 kg mjaltë natyral me cilësi të lartë (po, po, e lexuat mirë, janë 6 kg mjaltë).

–Sigurohuni që të gjitha bimët që ju do të përdorni, të jenë të kualitetit të lartë dhe vijnë nga mjedise organike.

Lani tërësisht rrepkën dhe rrënjët e selinos, hiquani pjesët e dëmtuara nëse kanë dhe i copëtoni, grini.

Më pas, i grumbulloni të gjitha në një kavanoz të madh qelqi, së bashku me bimët e tjera, domethënë borzolokun dhe trumzën.

–Hidheni mjaltin mbi bimët e bëra së bashku dhe sigurohuni që të mbyllni fort kavanozin.

–Vendoseni kavanozin në qilar apo në një vend të errët, në mënyrë që ajo të fillojë me marinohet për 6 javët e ardhshme.

–Pas kalimit të 6 javëve, merrni përmbajtjen nga kavanozi dhe ndani lëngun nga bimët. Sigurohuni që të shtrydhni të gjithë sasinë e lëngut nga bimët e integruara (përdorimin e keni më poshtë).

–Shtoni 2-3 litra ujë mbi rrënjët dhe bimët e mbetura në kavanoz dhe le të rrinë për 12 orë të tjera, por sigurohuni që t’i përzieni mirë disa herë.

Pas mbarimit të 12 orëve, hidhni përsëri përmbajtjen dhe sigurohuni që e konsumoni me të vërtetë shpejt, sepse ajo ka jetëgjatësi të shkurtër.

*Shurupi i marrë (nga ndarja e parë e lëngut nga rrënjët-bimët e integruar) duhet të ruhet në shishe qelqi të errëta.

Shtoni pak alkool ushqimor në krye të secilës shishe, mbi shurupin. Mbyllni fort shishet dhe mbani ato në një vend të ftohtë dhe larg dritës.

–Merrni disa lugë gjelle në ditë të këtij shurupi të shijshëm në një afat të gjatë, pasi ky është një trajtim afatgjatë natyral për spondilitin, ndaj edh quhet “Nektari i Perëndive”.

*Ndërsa shurupin e dytë, atë të 12 orëve, mund ta pini brenda 3-4 ditëve. Shurupi i dytë nuk është aq i fortë sa i pari, por ka efekte përmirësuese dhe riprodhohet në atë mënyrë, në mënyrë që bimët mos shkojnë dëm dhe të hidhen përnjëherë.

*Kujtojmë këtu që, spondiliti është nga sëmundjet që merr gjatë për t’u kuruar, ndaj duhet ta vazhdoni deri në 2-3 vite.

Nuk ka efekte anësore dhe masje, shurupi shërben edhe për forcim të sistemit imunitar dhe lufton disa sëmundje të tjera.

Disa çajra të sugjeruar për spondilitin

Paralelisht me kurën e rrepkës, mjaltin dhe barishtet, do të pini edhe disa çajrta bimorë, që gjithashtu do t’ju ndihmojnë të ulni inflamacionin në vertebra dhe kyçe.

Gjithashtu, do të ndieni më pak dhimbje.

Bimët që sugjerohen që të bëni çaj dhe të pini 2-3 gota në ditë, janë: bari Mijëfletësh (Achillea Millefolium), çaj nga hithrat, (Urtica Dioica) çaj Rosmarine (Rosmarinus officials), çaj nga bar Blete (Melissa officialis), çaj nga bima e Gentianës (Gentiana lutea) dhe çaj nga Lulebasani (Hypericum perforatum), transmeton supershendeti, përcjell 04 Online.

Gjithashtu, rrepka, mjalti, trumza dhe borziloku rekomandohen që të futen në dietën ushqimore, sa më shumë.

ZONAT QË PREKEN MË SHPESH JANË

Artikulacioni midis fundshpinës dhe pelvisit (sakroiliak);

Vertebrat lumbare, thorakale, cervikale;

Vendet ku tendinet dhe ligamentet fiksohen me kockën (entesis), kryesisht në shtyllën e kurrizit, por ndonjëherë edhe përgjatë pjesës së pasme të thembrës;

Kërci ndërmjet dërrasës së kraharorit (sternumit) dhe brinjëve;

Artikulacionet e ijeve (koksofemorale) dhe shpatullave.

Si duhet ndihmuar kura bimore

Fizioterapia dhe programet e ushtrimeve janë një tjetër mënyrë trajtimi shumë e rëndësishme për këto të sëmurë, që duhen ndjekur krahas kurës bimore me rrepkë.

Duke qenë se Spondiliti Ankilozant është një sëmundje me aktivitet inflamator dhe këta pacientë jane të prirur për të zhvilluar osteoporozë me shumë se grupi tjetër i popullatës, rekomandohet që të jenë edhe nën trajtim me preparate të kalciumit, vitaminës D, si edhe preparateve të tjera anti-osteoporotike.